Një kontribut i vogël, një vepër e madhe

Me kënaqësi ju ftojmë në Tribunën Madhështore për Mbledhjen e Fondeve të Xhamisë, e cila do të mbahet me praninë e mysafirëve të nderuar.

📅 E shtunë, 7 mars 2026
🕗 Nga ora 20:00
📍 Xhamia Renens
Chemin du Chêne 9A, 1020 Renens

Kjo tribunë organizohet me qëllim të përkrahjes për shlyerjen e borxhit të xhamisë sonë, në mënyrë që ajo të mbetet një vakëf dhe vend adhurimi, uniteti dhe edukimi për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Kontributi juaj, sado i vogël, është një sadaka që mbetet përgjithmonë. Le të bashkojmë zemrat dhe mundësitë tona për një kauzë fisnike.

Zoti ju shpërbleftë.

vaktia e ramazanit 2026
Xhamia Renens Mosquée Renens