Objekti i Xhamisë është Blerë – Tani Synimi është Shlyerja e Borxhit
CHF 1’900’000
Borxhi aktual i xhamisë:
Ky borxh përfaqëson përgjegjësinë tonë të përbashkët për ta siguruar xhaminë si pronë të qëndrueshme dhe të lirë nga detyrimet financiareThirrje për Kontribut
Të dashur besimtarë,
Ju ftojmë të kontribuoni sipas mundësive tuaja, qoftë me:
- Sadaka
- Donacione njëherëshe
- Donacione mujore
- Kontribute të tjera financiare
- Çdo ndihmë, e vogël apo e madhe, është:
- një hap më afër shlyerjes së borxhit
- një kontribut për forcimin e komunitetit
- një investim për ahiretin tuaj
Transparencë dhe Besim
Xhamia Shqiptare në Renens angazhohet që:
të përdorë donacionet ekskluzivisht për shlyerjen e borxhit
të veprojë me transparencë dhe përgjegjësi
të informojë komunitetin për progresin e shlyerjes
Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë:
“Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”
Edhe shlyerja e borxhit është pjesë e ndërtimit dhe ruajtjes së kësaj vepre të mirë.
Mesazh Përfundimtar
Xhamia është tashmë një realitet
Tani është koha që së bashku ta çojmë këtë projekt deri në fund, duke e çliruar xhaminë nga borxhi dhe duke e siguruar atë për brezat që do të vijnë.